Kiara zbulon anën xheloze të Luizit: “Më thotë të mos vesh të shkurtra, por s’e dëgjoj!”
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të përfolur të showbizit shqiptar – dhe çdo detaj nga jeta e tyre në çift kthehet menjëherë në lajm.
Në një intervistë të fundit, moderatorja simpatike ka rrëfyer me humor disa prapaskena nga marrëdhënia me këngëtarin e njohur, duke zbuluar edhe një detaj që ka të bëjë me… veshjet e saj!
“Luizi më kritikon për veshjet,” – u shpreh Kiara me buzëqeshje.
“Më thotë shpesh: ‘Mos vish shumë të shkurtra’… por unë nuk e zbatoj.”
Një deklaratë që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka ndezur diskutime mes fansave të çiftit: xhelozi apo përkujdesje klasike shqiptare?
E sigurt është që Kiara mbetet e palëkundur në stilin e saj, dhe duket se, edhe pse Luizi ka fjalën e tij, vendimin final e merr… ajo!






