Site logo

Ntreg

Dashuri me mister: Blero rrëfen ndjenjat por jo partneren, “Nuk dua ta marrin më sysh!”

Këngëtari i njohur Blero ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Forever Young” me Nderim Neziri, ku ndau disa detaje interesante nga jeta personale – dhe surprizoi fansat me një rrëfim të sinqertë.

“Jam i dashuruar, jam i përmbushur,” u shpreh këngëtari, duke konfirmuar se zemra e tij nuk është më e lirë. Megjithatë, Blero zgjodhi të mos zbulojë shumë mbi identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.

“Kur po flas shumë, po më marrin sysh,” shtoi ai mes të qeshurash, duke lënë të kuptohet se këtë herë po zgjedh të ruajë privatësinë dhe lumturinë, larg zhurmës publike dhe syrit të keq.

A do të sjellë kjo dashuri e re edhe frymëzim për projekte të reja muzikore? Kjo mbetet për t’u parë!

Dashuri me mister: Blero rrëfen ndjenjat por jo partneren, “Nuk dua ta marrin më sysh!”

Të fundit