Një tjetër surprizë nga ajri ka emocionuar banorët e shtëpisë së Big Brother. Këtë herë oborri u mbush me trëndafila për çiftin Selin dhe Gimbo, ndërsa një parashutë solli mesazhin romantik: “Dashuria fiton gjithmonë”.
Momenti u shoqërua me emocione dhe përqafime mes dy banorëve, të cilët nuk e fshehën gëzimin për surprizën e ardhur. Në atë moment pranë tyre ndodheshin edhe Mateo dhe Shendrit, të cilët i përgëzuan dhe u bashkuan me urimet për çiftin.
Siç ndodh shpesh në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, edhe kjo surprizë nuk kaloi pa komente nga banorët e tjerë. Disa prej tyre reaguan menjëherë, duke diskutuar mbi gjestin dhe marrëdhënien mes Selinit dhe Gimbos.
Kjo surprizë romantike vjen vetëm një ditë pas debatit të fortë mes Selinit dhe Mirit, ku të dy u përballën për situatën e tyre dhe për raportin e saj me Gimbon, duke shtuar edhe më shumë interes për zhvillimet e fundit brenda shtëpisë






