Buta i jep fund një kapitulli të vjetër dhe përflitet për një lidhje të re me Dea-n
Reperi i njohur Buta duket se po përjeton një ndryshim të ri në jetën e tij personale. Pas ndarjes nga partnerja e tij Fjolla – me të cilën ka edhe një vajzë – artisti është parë shpesh në shoqërinë e një vajze të re, e quajtur Dea.
Burime për emisionin “Prive” bëjnë të ditur se Buta dhe Dea janë parë bashkë në disa evente dhe mbrëmje në klubet e natës, ku janë shfaqur mjaft të afërt, duke ngjallur dyshimet për një romancë të re në horizont.
Edhe aktiviteti i tyre në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendjen. Dea komentuesh shpesh në postimet e reperit, gjë që ka forcuar më tej spekulimet për një lidhje në formim.
Për momentin, Buta nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me raportin e ri, por të gjitha sinjalet sugjerojnë një kapitull të ri në jetën e tij personale.






