Debat mes Françeskës dhe motrës së Kejsit: “Mashtruese je ti, unë nuk prish familje!”

Debat mes Françeskës dhe motrës së Kejsit: “Mashtruese je ti, unë nuk prish familje!”

Një debat i fortë dhe i tensionuar ka ndodhur sot në emisionin “Fan Club”, mes opinionistes Françeska Murati dhe motrës së Keijsit, një prej banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”.

Përplasja nisi pasi Françeska komentoi lojën e Keijsit në shtëpi, duke e lidhur atë me dy konkurrente të tjera, Inën dhe Stelinën, të cilat ajo i cilësoi si “mashtruese”. Këto deklarata shkaktuan reagimin e menjëhershëm të motrës së Keijsit, e cila kërkoi që opinionistja të mos e ofendonte vëllanë e saj.

Debati u ashpërsua më tej kur Françeska këmbënguli në qëndrimin e saj, duke e quajtur Keijsin mashtrues, veçanërisht për deklaratat e tij lidhur me një burrë të martuar dhe një lidhje jashtëmartesore, gjë që sipas saj përbën një shkelje të rëndë morale dhe dëmton familje me fëmijë.

Nga ana tjetër, motra e Keijsit reagoi ashpër, duke e quajtur Françeskën mashtruese dhe duke theksuar se nuk do të lejonte askënd ta ofendonte familjen e saj në një televizion kombëtar. Ajo insistoi se vëllai i saj nuk është mashtrues dhe se çdo kritikë duhet t’i drejtohet atij personalisht, jo familjarëve.

Përplasja përfundoi me akuza të ndërsjella dhe tension të lartë në studio, duke u kthyer në një nga momentet më të forta të “Fan Club” deri tani.

Të fundit