Gjesti dhe Egli vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, teksa emrat e tyre përmenden gjithnjë e më shpesh në mediat rozë. Këngëtarja sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, dhe menjëherë pas lançimit, gjithë sytë u drejtuan nga një person i vetëm: Gjesti.
Ndjekësit po presin me kuriozitet nëse ai do të reagojë publikisht për suksesin apo përmbajtjen e këngës, e cila po komentohet gjerësisht si një dedikim i mundshëm për të. Deri tani, Gjesti nuk ka dhënë asnjë shenjë publike, por pyetja që qarkullon është: a e ka uruar në privat Eglin për këtë hap të ri në karrierë?
Spekulimet vazhdojnë, ndërsa fansat lexojnë mes rreshtave dhe vazhdojnë të ndjekin çdo lëvizje të tyre në rrjete sociale. A do të vijë reagimi që të gjithë presin? Mbetet për t’u parë.






