Site logo

Ntreg

Deklarata pas akuzave për kanabis / Elvis Pupa: ‘S’ju kam borxh asgjë, as më intereson ç’mendoni!’”

Elvis Pupa nuk hesht! Aktori i njohur shqiptar, i cili tronditi opinionin publik me lajmin se ishte akuzuar nga autoritetet australiane për kultivim të kanabisit, ka reaguar sërish në mënyrë të ashpër në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar së fundmi, Pupa ka shpërthyer emocionalisht, duke rrëfyer copëza nga fëmijëria e tij dhe duke denoncuar “kultin e perfeksionizmit” që, sipas tij, na ka shndërruar në robotë me ankth.

“Të gjithë duan të jenë perfekt. Po unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe jam rritur në një kohë ku nuk guxoje të gaboheshe! Ishte turp për familjen, turp për fisin, shoqërinë, shkollën dhe lagjen,” – shprehet ai.

Pupa flet pa filtra për mënyrën sesi është rritur, nën një regjim të rreptë edukativ, ku një gabim i vetëm kushtonte me izolim emocional nga prindërit.

“Kalojnë afër teje dhe s’të flasin… dhe ti mendon: ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin?’ Kalojnë perfekt anash sikur nuk ekziston fare.”

Ai vazhdon më tej me një mesazh të fortë kundër presionit për të qenë gjithmonë “në rregull”:

“Në fund nuk bëhesh njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla, por një zë brenda që të thotë: ‘Nuk je duke bërë mjaftueshëm’, edhe kur ke dhënë gjithçka.”

Në fund të mesazhit, Pupa është i prerë:

“Nuk e them këtë për miratim. Nuk më intereson mendimi juaj. Jeta ime personale është e imja. Nuk ju kam borxh asgjë – dhe as ju mua. Aspak.”

Reagimi i tij vjen pas një jave të tensionuar, ku mediat dhe rrjetet sociale janë përfshirë nga lajmi i bujshëm që e lidh aktorin me një hetim në Australi për kultivim të bimëve narkotike.

Të fundit