Site logo

Ntreg

Deklaratë e prerë nga Loredana: “Mozzik s’ka qenë asnjëherë në tekstet e mia”

Loredana mohon zërat: “Asnjë këngë nuk i është drejtuar Mozzik”

Reperja shqiptare Loredana ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë spekulimet se disa prej teksteve të saj muzikore i referohen ish-partnerit të saj, Mozzik.
Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo u shpreh:


“Për ta sqaruar njëherë e mirë: Nuk e kam pasur kurrë fjalën për Mozzik në ndonjë nga këngët e mia.”

Loredana dhe Mozzik kanë qenë një ndër çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar. Ata ndajnë një vajzë së bashku, Hanën, dhe marrëdhënia e tyre, edhe pas ndarjes, ka vijuar të jetë objekt diskutimesh. Shpeshherë, fansat kanë interpretuar tekstet e këngëve të tyre si mesazhe të fshehura për njëri-tjetrin.

Me këtë deklaratë, Loredana duket se synon t’i japë fund një herë e mirë këtyre aludimeve që lidhen me të kaluarën e saj personale.

Deklaratë e prerë nga Loredana: “Mozzik s’ka qenë asnjëherë në tekstet e mia”

Të fundit