Site logo

Ntreg

Detaje ekskluzive: Noizy rrezikon deri në 5 vite burg dhe 15 vite dëbim

Një nga emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare, Noizy, është vënë në qendër të vëmendjes pas arrestimit të tij në Zvicër, menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Cyrihut. Artistit iu ndërpre turneu promovues për albumin “ICON”, ku pritej të performonte në klubin “Rinora 4”.

Sipas burimeve të emisionit “Prive by LS”, ndalimi i Noizyt nuk ishte i rastësishëm. Ai akuzohet për një incident të mëparshëm fizik me Medi Hysenin, ndodhur në Kosovë, i cili më pas është denoncuar edhe në Zvicër nga pala tjetër

Në një prononcim për “Prive”, avokati zviceran André Kuhn sqaroi se çështja është serioze dhe nëse gjykata konstaton fajësi, reperi mund të përballet me:

  • Dënim me burg deri në 5 vjet,
  • Dënim plotësues me dëbim nga Zvicra deri në 15 vjet.

Sipas Kodit Penal Zviceran (neni 7), nëse një vepër penale është kryer jashtë territorit të Zvicrës, por përfshin një shtetas që jeton apo ka lidhje me shtetin, gjyqi mund të zhvillohet edhe në Zvicër, në rast se nuk realizohet ekstradimi.

Avokati Kuhn gjithashtu theksoi se e kaluara penale e të akuzuarit luan rol thelbësor në vendimin e gjykatës:

“Kush e përsërit të njëjtën vepër, dënohet më ashpër. Në raste të tilla, gjykatat nuk janë më tolerante.”

Për artistë me profil të lartë publik si Noizy, çdo veprim i së kaluarës mund të rikthehet si barrë në çështje të reja ligjore.

Nëse kjo çështje nuk zgjidhet shpejt dhe në mënyrë pozitive, pasojat për karrierën ndërkombëtare të Noizyt mund të jenë të rënda. Zvicra është një nga tregjet kryesore të koncerteve për artistin shqiptar dhe ndalimi i tij në këtë shtet mund të ndikojë edhe në shtetet e tjera që bashkëpunojnë me autoritetet zvicerane.

Të fundit