Site logo

Ntreg

Detajet flasin vetë: Gjesti mban ende dhuratën e Eglit – a vazhdon romanca?

Gjesti dhe Egli e nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, dhe pavarësisht se nuk e kanë konfirmuar hapur lidhjen pas përfundimit të spektaklit, ndjekësit vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo detaj të tyre, shkruan Kosovarja.

Në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, Gjesti është vërejtur duke mbajtur një byzylyk, që dikur i ishte dhuruar nga Egli – një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve të vëmendshëm.

Ky moment i vogël, por domethënës, ka mjaftuar që rrjetet sociale të mbushen me komente dhe aludime, duke ngritur sërish pyetjen: a vazhdon ende historia e tyre e dashurisë edhe jashtë shtëpisë së famshme?

Detajet flasin vetë: Gjesti mban ende dhuratën e Eglit – a vazhdon romanca?

Të fundit