Site logo

Ntreg

Detaji që s’i shpëtoi askujt – Capital T dhe Adrola zbulojnë pa dashje se ishin bashkë!

Kosova mbrëmë ka arritur një fitore të madhe kundër Suedisë, me golin vendimtar të shënuar nga Fisnik Asllani në pjesën e parë të takimit. Kjo fitore e mbajti gjallë ëndrrën e kombëtares për një kualifikim historik në Kupën e Botës – dhe emocionet kanë qenë të mëdha në çdo cep të vendit.

E sigurisht, ndër ata që e kanë festuar me entuziazëm nuk munguan as personazhet e njohura të showbizit shqiptar.
Mes tyre, vëmendjen më të madhe e mori çifti i komentuar prej kohësh, Capital T dhe Adrola Dushi, të cilët duket se e kanë ndjekur ndeshjen së bashku.

Në rrjete sociale, reperi dhe modelja kanë postuar momente nga ndeshja, por një detaj i vogël i “tradhtoi”: reflektimi në mur zbuloi se ata ndodheshin në të njëjtin vend.

Ky detaj nuk i shpëtoi ndjekësve, të cilët menjëherë e morën si konfirmim të lidhjes së tyre të përfolur prej muajsh.

Të dy shfaqeshin të lumtur dhe krenarë për Kosovën, duke ndarë me fansat emocionet e fitores – një mbrëmje që për ta, ndoshta, ishte edhe më e veçantë sesa për të gjithë të tjerët.

Të fundit