Site logo

Ntreg

Dhunuan Klea Prengën – Mariela dënohet me burg, Antonela me shërbim prove

Dhunuan Klea Prengën – Mariela dënohet me burg, Antonela me shërbim prove

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për çështjen e dhunës ndaj blogeres Klea Prenga, ku të akuzuara ishin motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

Sipas vendimit të shpallur, Mariela Berisha është dënuar me 3 vite burg, por dënimi iu ul në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa Antonela Berisha është dënuar me 3 vite shërbim prove, të cilat u reduktuan në 2 vite, po ashtu për efekt të gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2024 dhe bëri bujë të madhe në media. Dy motrat fillimisht u shpallën në kërkim, por u vetëdorëzuan rreth dy muaj më vonë. Ato akuzohen për “plagosje të rëndë me dashje”.

Sipas hetimeve, konflikti nisi nga dyshimet e Mariela Berishës se bashkëshorti i saj po e tradhtonte me blogeren 24-vjeçare. Si akt hakmarrjeje, motrat Berisha kanë shkuar në një restorant në Tiranë ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë sulmuar fizikisht, duke e goditur me një shishe qelqi në fytyrë.

Të fundit