Ish-konkurrentja e “She’s On Top”, e cila vitin e kaluar u përjashtua nga formati pas një përleshjeje fizike me një tjetër pjesëmarrëse, tashmë kthehet në të njëjtin emision – por këtë herë në një rol të ri dhe shumë më të dukshëm.
Pamjet e incidentit të atëhershëm bënë xhiron e rrjeteve sociale dhe shkaktuan reagime të shumta, ndërsa emri i saj u kthye në një nga më të përfolurit në media.
Sot, ajo është zyrtarisht opinionistja më e re në “She’s On Top Club”, duke premtuar “show” dhe opinione pa filtër. Njoftimi u konfirmua përmes faqes zyrtare të emisionit në Instagram, ku thuhej:
“Zyrtare! Xheneta Fetahu opinioniste e ‘She’s On Top Club’! Dikur ish-konkurrente, Xheneta premton show dhe opinione mjaft pikante.”
Pas përvojës në Big Brother VIP Kosova dhe angazhimit të saj në programin “E Diell” ku shfaqi anën e saj analitike dhe shpesh të drejtpërdrejtë, Xheneta duket gati të marrë drejtimin e diskutimeve në studio.
Rikthimi i saj në një emision nga i cili dikur u përjashtua, e bën këtë lëvizje një nga kthesat më interesante të ekranit shqiptar këtë sezon.






