Site logo

Ntreg

Diona Fona: Me Gjestin dhe Drilonin, po të hyja në Big Brother do fitoja unë!

Diona Fona flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother: “Do të hyja për të fituar”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way” me moderatoren Elita Rudi, ku ndau mendimet e saj mbi një nga temat më të përfolura së fundmi në media: pjesëmarrjen e mundshme në formatin televiziv Big Brother.

E pyetur nëse do ta shihte veten në një reality show të tillë, Diona u shpreh se ndonëse është diskutuar shpesh për një përfshirje të mundshme të saj, ende nuk ka marrë një vendim konkret.

“Është përfolur shumë hyrja ime në Big Brother. Nuk them jo. Kur më propozohet një ide, më pëlqen ta mendoj. Por, thjesht nuk e kam parë ende veten aty,” tha ajo.

Diona Fona: Me Gjestin dhe Drilonin, po të hyja në Big Brother do fitoja unë!

Megjithatë, këngëtarja pranoi se nëse do të merrte pjesë, do ta bënte me një synim të qartë: fitoren. “Po të hyja, do të hyja për të fituar. Njerëzit më kanë thënë që gjesti im është karakter në vete. Mendoj që do të fitoja, edhe në një Big Brother me Drilonin dhe Gjestin,” shtoi Diona, duke iu referuar figurave të njohura nga rrjetet sociale.

Diona Fona: Me Gjestin dhe Drilonin, po të hyja në Big Brother do fitoja unë!

Diona Fona: Me Gjestin dhe Drilonin, po të hyja në Big Brother do fitoja unë!

Ajo theksoi gjithashtu se nuk është një person që pëlqen dramat, të cilat shpesh janë të pranishme në reality show-t e këtij formati. “Nuk jam shumë tip i dramave. Do ta tregoja veten dhe mendoj që kjo do të më çonte në finale,” përfundoi ajo.

Të fundit