Xheneta Fetahu sqaron “thumbin” e bujshëm: “S’kam asnjë lidhje me Egli Takon, nuk është aq e rëndësishme për mua”
Xheneta Fetahu mori vëmendje në rrjete sociale pak ditë më parë për një postim të drejtpërdrejtë dhe të komentuar gjerësisht. Në një story në Instagram, ajo shkruante:
“Disa goca e luajnë viktimën aq mirë sa duhet t’i jepet një çmim Oscar”, frazë që shumë ndjekës e interpretuan si një thumbim ndaj Egli Takos, veçanërisht pas publikimit të këngës së saj më të fundit.
Por gjatë intervistës së saj në emisionin “E Diell” në Top Channel, Xheneta vendosi të sqarojë publikisht situatën. E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla nëse ky ishte një mesazh i koduar për Egli-n, ajo e mohoi kategorikisht:
“Unë s’kam caktuar dikë me emër aty. I përfshin shumë goca. Çfarë ka për të diskutuar?”, u shpreh Xheneta.
“Janë shtatë apo tetë. Katër a pesë janë fytyra publike. Nuk kam dëshirë t’iu jap vëmendje”, shtoi më tej ajo, duke theksuar se nuk i intereson të merret me personazhe që, sipas saj, nuk kanë ndonjë peshë për të.
Debati u ndez më tej kur Nevina e përmendi këngën e Egli Takos, e publikuar pak ditë më parë, por Xheneta reagoi menjëherë:
“Cilës këngë? Jo, s’ka lidhje me atë. Mos thuaj ‘Xheneta ka thënë’. Mendoj se unë do i kushtoj kohë një personi që hedh këngët e veta dhe dal unë të postoj për të? Nuk është aq e rëndësishme për mua”, u shpreh ajo prerazi.
Pavarësisht se Big Brother VIP ka përfunduar, duket se tensionet dhe “thumbat” mes ish-konkurrenteve po vijojnë të jenë prezentë edhe jashtë formatit, duke gjeneruar interes të madh nga ndjekësit në rrjetet sociale.






