Ditëlindja e Poem Blu “bashkon” sërish Sarën dhe Ledrin

Poem Blu, vajza e ish-çiftit të njohur Sara Hoxha dhe Ledri Vula, ka festuar sot ditëlindjen e saj të pestë. Kjo datë e veçantë ka bërë që të dy prindërit të ndajnë momente të ëmbla dhe dedikime emocionale në rrjetet sociale, duke treguar dashurinë e tyre të pakushtëzuar për të bijën.

Sara Hoxha ka publikuar një pamje nga festa private e organizuar për Poem, ku shihej një korridor i dekoruar me tullumbace në nuanca të bardha dhe bezhë, si dhe një tullumbace gjigante në formën e numrit “5”. Krahas fotos, ajo ka shkruar një dedikim prekës: “Pesë vite duke të dashur ty. Me gjithë zemrën time”, duke reflektuar lidhjen e fortë nënë–bijë.

Nga ana tjetër, Ledri Vula ka zgjedhur një mënyrë më simbolike për të uruar të bijën. Ai ka ndarë një foto të një bube fati, duke treguar se ajo e kishte vizituar pak pas mesnatës, moment të cilin e ka lidhur me ditëlindjen e Poem Blu. “Minuta pas 00:00, ky mik i vogël erdhi për të më vizituar. 5 Poi”, ka shkruar reperi.

Edhe pse Sara dhe Ledri prej kohësh nuk janë më bashkë, momentet e rëndësishme të vajzës së tyre vazhdojnë t’i “bashkojnë”, duke treguar se Poem Blu mbetet prioriteti kryesor për të dy.

Të fundit