Site logo

Ntreg

Ditëlindje pa babain: Geraldina mbush 5 vjeç, Princi Leka mungon për herë të parë

Ditëlindje pa babain: Geraldina mbush 5 vjeç, Princi Leka mungon për herë të parë

Ditëlindja e pestë e Geraldinës, vajzës së Princ Lekës dhe Elias Zaharia, nuk arriti të bashkonte ish-çiftin mbretëror në të njëjtin ambient. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë vogëlushja festoi pa praninë fizike të të atit, ndërkohë që urimet publike mbetën e vetmja formë komunikimi mes prindërve.

Princi Leka dhe Elia ndanë urime prekëse për të bijën në rrjetet sociale.
Leka Zogu shkroi:
“Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë… Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël! Me gjithë dashurinë time, babi yt.”

Nga ana tjetër, Elia publikoi një dedikim emocional, duke e quajtur Geraldinën “dielli i saj”:
“Mbushem me emocion sa herë mendon dëshirën dhe fryn qirinjtë… Uroj me shpirt që Zoti ta bekojë me shëndet, jetë të gjatë dhe plot dashuri.”

Ditëlindje pa babain: Geraldina mbush 5 vjeç, Princi Leka mungon për herë të parë

Kjo është dita e parë e lindjes që Geraldina feston vetëm me nënën dhe gjyshen, pasi pak ditë më parë Princi Leka bëri publike fejesën e tij me Blerta Celibashin.

Ndërsa festa kaloi në qetësi, fakti që prindërit nuk u bashkuan për këtë ditë të rëndësishme ka ngjallur reagime në rrjet, duke ringjallur diskutimet mbi marrëdhënien e tyre pas ndarjes.

baner viral news

Të fundit