Pas një kohe të gjatë pa të reja, Dj Geek rikthehet në qendër të vëmendjes. Ditën e djeshme ai festoi ditëlindjen e tij, i rrethuar nga urime pa fund nga miq, kolegë dhe fansa në rrjetet sociale.
Por surpriza më e madhe nuk ishte festa, por një foto intime që DJ ndau me ndjekësit: i përqafuar me një vajzë misterioze, duke konfirmuar kështu se ka nisur një lidhje të re dashurie.
Edhe pse festa nuk u shënua me madhështi, atmosfera ishte plot ndjenjë. Dj Geek zgjodhi ta kalojë këtë ditë të rëndësishme vetëm me personin që i ka fituar zemrën, duke shtuar kureshtjen e publikut për identitetin e saj.

Në foto, artisti u kujdes që të mos tregojë fytyrën e partneres, gjë që e bën historinë edhe më intriguese.






