Site logo

Ntreg

“Do bëj dasmë shumë të madhe!” – Erik Fullani drejt martesës me Sarën?

“Do bëj dasmë shumë të madhe!” – Erik Fullani drejt martesës me Sarën?

Erik Fullani ka surprizuar publikun me një deklaratë të guximshme mbi jetën e tij personale. Në një intervistë me gazetaren Mira Kazhani, ai zbuloi se është gati të lërë pas aventurat e së kaluarës dhe të përqendrohet tek stabiliteti dhe familja.

“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por s’e them se kam hall se ma marrin,” – u shpreh ai me humor, duke lënë të nënkuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.

Prej kohësh, ai përflitet për një lidhje me Sara Hoxhën. Dyshja është parë shpesh bashkë në evente publike dhe dalje private, duke i shtuar më shumë dyshimet për një romancë që tani duket se po shkon drejt një fundi të lumtur.

Megjithatë, Fullani ka preferuar të mos zbulojë shumë, as vendin e dasmës dhe as emrin e partneres. Nga ana tjetër, Sara – e cila është nënë e një vajze nga marrëdhënia me reperin Ledri Vula – nuk ka komentuar ende publikisht, por duket se ka gjetur qetësinë dhe lumturinë pranë Erikut.

Publiku tashmë pret me kuriozitet detajet e dasmës që Fullani premton se “do jetë shumë e madhe”.

Të fundit