Site logo

Ntreg

Do prezantojë krah Ardit Gjebreas? Kiara Tito në qendër të spekulimeve për Kënga Magjike 2025!

Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ngjallur spekulime për një zhvillim të bujshëm në botën e televizionit: A është Kiara Tito drejt prezantimit të edicionit të ardhshëm të “Kënga Magjike”?

Në pamjet e shpërndara, Kiara dhe Luizi shfaqen në shoqërinë e Ardit Gjebreas dhe familjes së tij, gjatë një takimi të ngrohtë familjar. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen, është komenti me ironi i Luizit, i cili dëgjohet të thotë:

“E zëvendëson goca e tij Arditin. Ju mendoni se me mua? Harrrojeni! Me Kiara Titon.”

Pavarësisht se deklarata është bërë në stilin tipik të tij humoristik, ndjekësit kanë nisur menjëherë të spekulojnë: mos vallë kjo ishte një mënyrë indirekte për të paralajmëruar një bashkëpunim të ardhshëm mes Kiarës dhe festivalit të njohur muzikor?

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga organizatorët e festivalit apo vetë moderatorja, por diskutimet në rrjet sa vijnë e shtohen.

A do ta shohim Kiarën në skenën e “Kënga Magjike 2025”? Mbetet për t’u parë…

Të fundit