“Do ta pres jashtë!” – Krusita flet hapur për Kristin pas daljes nga BBVA

“Do ta pres jashtë!” – Krusita flet hapur për Kristin pas daljes nga BBVA

Këngëtarja Krusita ka folur për herë të parë pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke zbuluar detaje mbi eksperiencën e saj dhe raportin e krijuar me Kristin.

Në një intervistë për Shqipëria Live, ajo e cilësoi qëndrimin në shtëpi si një përvojë intensive, sfiduese dhe një nga momentet më të bukura që ka përjetuar.

Sipas saj, hyrja në një lojë që kishte nisur prej kohësh nuk ishte e lehtë, pasi banorët e tjerë ishin tashmë të ambientuar. Megjithatë, Krusita tregoi se arriti të krijojë lidhje të sinqerta dhe ndjesi të forta për disa prej tyre, veçanërisht për Kristin.

Ajo e përshkroi atë si një person inteligjent, të talentuar dhe shumë të qetë, duke theksuar se mes tyre kishte një kimi të veçantë. “Më dukej sikur gjeta veten dhe kuptoheshim pa folur,” u shpreh këngëtarja.

Megjithatë, Krusita preferoi të mos japë detaje konkrete për të ardhmen e raportit të tyre jashtë shtëpisë, duke lënë gjithçka në pritje. “Do ta pres jashtë dhe do të bëjmë një bisedë,” tha ajo, duke shtuar me humor se do të dëshironte që Kristi të mos mbante më lente të zeza, pasi sipas saj, “i ka sytë shumë të bukur”.

Të fundit