Site logo

Ntreg

‘Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë’ – Përfundon martesa e Fifit dhe Adis Patushit?!

Në një kthesë të papritur për çiftin e njohur Fifi (Filloreta Raçi) dhe Adis Patushi, rrjetet sociale janë tronditur nga sinjalet e qarta të një ndarjeje të dhimbshme. Ajo që dikur ishte një marrëdhënie e ekspozuar me dashuri publike dhe premtime të përjetshme, sot po shembet mes vargjesh poetike dhe videove të TikTok-ut.

Gjithçka nisi me një postim enigmatik nga Adisi, i cili ndau në Instagram disa vargje të forta emocionale nga poeti Agim Doci:

“Sa isha gjallë më ndenjën ftohtë
Nuk e kuptoja çfarë kisha bërë
Doja nga njerëzit një fjalë të ngrohtë
Vetëm më iku, jeta e tërë…”

Ky status preku ndjekësit dhe i ndezi menjëherë aludimet për një krisje në marrëdhënie, sidomos pasi në llogaritë e tyre mungojnë prej kohësh postimet e përbashkëta.

Vetëm një ditë më parë, Fifi reagoi në TikTok. Edhe pse nuk përmendi emra, ajo bëri repost disa video me mesazhe të dhimbshme, që lënë pak vend për dyshim. Në njërën ndër to, dëgjohet:

“Do të doja të mos të të kisha takuar kurrë,
të mos të të kisha pëlqyer,
të mos kisha humbur kohë me ty…”

Fansat janë të bindur se kjo është një mënyrë e tërthortë për të konfirmuar ndarjen nga Adisi. Përkrahjet dhe komentet për të mos u dorëzuar dhe për të ecur përpara, kanë pushtuar rrjetin.

Megjithëse asnjëri nuk ka bërë një deklaratë zyrtare, heshtja e tyre flet më shumë se fjalët. E gjitha kjo i ka dhënë fund një kapitulli dashurie që shumëkush e kishte marrë për të përjetshëm.

Të fundit