Afrimiteti mes Dolces dhe Limit ka hyrë zyrtarisht në një etapë të re. Ajo që deri pak kohë më parë dukej si një marrëdhënie e përmbajtur dhe e rezervuar, tashmë është shndërruar në një raport dukshëm më intim.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, dyshja janë kapur nga kamerat dhe vëmendja e publikut teksa shkëmbyen puthjen e tyre të parë, një moment që konfirmoi dyshimet e ndjekësve për afrimin mes tyre.
Por nuk mbeti vetëm me kaq. Sipas pamjeve dhe reagimeve, puthja nuk ishte e vetme, çka lë të kuptohet se lidhja mes Dolces dhe Limit po forcohet gjithnjë e më shumë dhe po kalon në një fazë të re.
Këto momente kanë ndezur menjëherë rrjetin, duke nxitur reagime, komente dhe diskutime të shumta nga fansat e formatit.






