Dolce ka reaguar hapur gjatë Prime-it të mbrëmjes, duke sqaruar një herë e mirë raportin e saj me Limin dhe akuzat se ka ndërhyrë mes tij dhe Albës.
Ajo theksoi se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e një trekëndëshi dhe se afrimi i saj me Limin ka ndodhur vetëm pasi ka qenë e sigurt se ai nuk ishte më në një lidhje me Albën.
“Dolce nuk është futur në mes të askujt. Limi më ka dhënë vetë hapësirën që t’i afrohem,” u shpreh ajo, duke shtuar se nuk do ta kishte nisur kurrë këtë bisedë apo afrimitet nëse do ta dinte që mes Liminit dhe Albës kishte ende diçka.
Sipas saj, raporti mes dy ish-partnerëve kishte përfunduar dhe kjo ishte arsyeja e vetme pse ajo u ndje e lirë të shprehte interesin e saj.
“Nëse Limi do të vinte dhe do të qëndronte pranë Albës, unë nuk do ta kisha hapur fare këtë muhabet,” përfundoi Dolce, duke hedhur poshtë çdo dyshim për ndërhyrje apo prishje raportesh.
Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta dhe diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, duke e bërë këtë histori një nga temat më të përfolura të Prime-it.






