Rep-artisti i njohur Don Xhoni di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të tij, dhe këtë herë e ka bërë me një “të dashur” të re, por nuk bëhet fjalë për një lidhje romantike. Këtë herë, ylli i muzikës ka prezantuar një makinë super luksoze që sapo ka blerë.
Në rrjetet sociale, Don Xhoni ka ndarë me ndjekësit pamje të veturës së tij të re, një model i fundit nga marka prestigjioze ‘Lamborghini’. Me dizajn modern, ngjyrë të errët elegante dhe detaje që reflektojnë stilin e tij ekstravagant, makina e re duket si një investim i rëndësishëm që shpreh suksesin e artistit edhe jashtë skenës muzikore.
Përveç angazhimeve në muzikë, Don Xhoni po vazhdon të ndërtojë edhe karrierën në biznes, duke treguar se sukseset e tij nuk kufizohen vetëm në art.











