Site logo

Ntreg

Don Xhoni publikon foton – Në mardhëdhënie romantike me modelen ruse?!

Don Xhoni publikon foton - Në mardhëdhënie romantike me modelen ruse?!

Don Xhoni ka ndezur sërish rrjetin me një postim që po komentohet nga të gjithë!
Reperi i njohur shqiptar publikoi në Instagram një foto me një vajzë misterioze, duke bërë që fansat të shpërthejnë në pyetje e teori mbi identitetin e saj.

Në imazhin e postuar mbrëmjen e djeshme, Don Xhoni shihet i përqafuar me partneren, por ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë fytyrën e saj, duke i shtuar edhe më shumë mister postimit.
Ajo që tërhoqi vëmendjen nuk ishte vetëm fotoja, por edhe mbishkrimi me tone ironike që reperi ka vendosur:

“Romantika s’po ka, se mangupa jan bo krejt.”

Fansat e kanë interpretuar këtë si një reflektim të artistit për dashurinë moderne, ndërsa të tjerë mendojnë se fjalia është një thumb për ish-të dashurën apo për kulturën e sipërfaqshme të marrëdhënieve në rrjetet sociale.

Ky postim ka sjellë një anë më të thellë dhe filozofike të Don Xhonit, i cili zakonisht njihet për stilin e tij energjik dhe batutat e drejtpërdrejta.
Për momentin, identiteti i vajzës mbetet mister, por komentet në rrjet tregojnë se ndjekësit janë të bindur që bëhet fjalë për një romancë të re pas ndarjes me modelen ruse Ariana Lirey.

Me sa duket, Don Xhoni e ka kuptuar një gjë mirë: pak mister në dashuri ndez shumë më tepër se një deklaratë e qartë!

Të fundit