Site logo

Ntreg

Don Xhoni ‘pushton’ Durrësin/ Provokimi i hapur: “1shi ktu”

Hip-hopi shqiptar po përjeton një tjetër valë tensioni, dhe këtë herë “beteja” u zhvillua në zemër të Durrësit – qytetit ku Noizy ka ndërtuar perandorinë e tij muzikore.

Reperi nga Drenica, Don Xhoni, i njohur për “thumbat” e tij të koduar në rrjete sociale, mbrëmë performoi në një nga skenat më të njohura të qytetit bregdetar. Në vendin ku emri i Noizyt është bërë simbol i skenës urbane, Don Xhoni vendosi të japë shfaqjen e tij më sfiduese.

Në Instagram, ai publikoi pamje nga koncerti, të shoqëruara me mesazhe që ndezën edhe më shumë rivalitetin. “1shi ktu”, shkroi ai në një video – frazë që prej vitesh identifikon Noizyn. Në një tjetër, shoqëruar me pamje nga publiku që këndonte çdo varg, ai shtoi: “Durrësi, ça tha? Komplet bllokim, pamjet flasin vet!”

Don Xhoni ‘pushton’ Durrësin/ Provokimi i hapur: "1shi ktu"
Don Xhoni ‘pushton’ Durrësin/ Provokimi i hapur: "1shi ktu"

Kjo nuk është përballja e parë mes tyre. Vetëm pak ditë më parë, dy reperët u përfshinë në një “luftë” luksoze me supermakina dhe mesazhe të fshehura. Mbrëmja në Durrës duket si një hap i ri në këtë duel, ku arena nuk është më vetëm Instagrami apo rrugët me makina të shtrenjta, por edhe skena reale, pikërisht në territorin e rivalit.

Don Xhoni ‘pushton’ Durrësin/ Provokimi i hapur: "1shi ktu"

Të fundit