Fituesja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas akuzave të Liam Mandiaro, i cili pretendoi se gjatë qëndrimit në shtëpi ajo ka pasur akses në telefon dhe ka komunikuar me familjen nga dhoma e rrëfimit.
Në një postim të drejtpërdrejtë dhe thumbues, Egla shkroi:
“Dëgjova që ‘fituesi’ paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare! ‘Fituesi’ fiton! Kush nuk e pranon mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake, lajme fake, info fake.”
Ky reagim vjen si përgjigje ndaj deklaratës së Liamit, i cili u shpreh publikisht:
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen.”
Akuzat e tij kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke ndarë publikun mes atyre që kërkojnë transparencë nga produksioni dhe atyre që e shohin si një përpjekje për të justifikuar humbjen. Deri tani, produksioni i Big Brother VIP nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me pretendimet.






