Dramë mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisës: “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”

Dramë mes Meriton Mjekiqit dhe Ilnisës: “Qëndrimi im është më i madh se egoja jote”

Në premierën e filmit të ri shqiptar “ADN”, moderatori dhe aktori Meriton Mjekiqi tërhoqi vëmendje jo vetëm për rolin e tij në film, por edhe për komentet lidhur me ish-partneren e tij, Ilnisa Agolli.

Pak javë më parë, Ilnisa e kishte quajtur publikisht Meritonin “i dashuri më pak inteligjent”, një deklaratë që u bë virale dhe komentua gjerësisht në rrjetet sociale. Gjatë premierës, Meriton reagoi për herë të parë, duke treguar se nuk ishte i informuar për këtë frazë:

“S’e kam dëgjuar këtë, madje nuk e di a ekziston një deklaratë e tillë. Nëse do ishte këtu, do e kisha përshëndetur. Unë i përshëndes të gjitha ish-të dashurat,” – u shpreh ai me humor.

Megjithatë, drama nuk mbaroi këtu. Pak ditë pas deklaratave të Meritonit, Ilnisa Agolli ka lëshuar një reagim të prerë në Instagram, duke iu përgjigjur ish-partnerit me një mesazh të qartë:

“Qëndrimi im është më i madh se egoja jote.”

Mesazhi i saj u interpretua si një përgjigje ndaj përpjekjeve të Meritonit për të minimizuar lidhjen e tyre, duke treguar se Ilnisa nuk do të lejojë që personaliteti dhe qëndrimi i saj të sfidohen.

Romanca e tyre u komentua shumë në mediat rozë, sidomos gjatë pjesëmarrjes së Meritonit dhe Ilnisës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, dhe duket se pas ndarjes marrëdhënia e tyre ka mbetur një nga temat më të ndjekura nga publiku dhe rrjetet sociale.

Ndërkohë, filmi “ADN”, ku Meriton është pjesë e kastit, ka marrë një pëlqyeshmëri të madhe nga publiku që nga dita e parë e lansimit.

Të fundit