Site logo

Ntreg

Driloni e humb edhe menaxherin! Ç’po ndodh pas famës?

Problemet nuk po i ndahen fituesit të “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rames – dhe duket se tani i ka ardhur edhe një goditje tjetër: largimi i menaxherit të tij!

Prej javësh, ndjekësit kanë vënë re një mungesë të theksuar të bashkëpunimeve apo mbështetjes publike nga Visar Braha, menaxheri që qëndroi pranë Drilonit gjatë dhe pas finales së madhe.

Nuk ka më foto të përbashkëta, story mbështetëse apo daljet publike që dikur ishin të zakonshme mes tyre. Heshtja e Visarit, që ndërkohë duket i përqendruar në projekte të tjera, ka ngritur dyshime serioze: A janë ndarë rrugët mes tyre?!

Spekulimet janë shtuar edhe më shumë pas lajmeve të fundit rreth sjelljeve të debatueshme të Drilonit, që mesa duket mund të kenë ndikuar edhe në marrëdhëniet profesionale.

As Visari, as Driloni nuk kanë reaguar deri tani për të konfirmuar apo mohuar këtë ndarje. Por një gjë është e qartë – dikur duo dinamike e showbiz-it kosovar, tani duket se po ecin në rrugë të ndara!

Të fundit