Pas një performance elektrizuese në natën hapëse të Festivalit “Sunny Hill”, ku skena u dominua nga energjia, muzika dhe emrat më të njohur ndërkombëtarë, Dua Lipa është larguar drejt jugut të Shqipërisë për disa ditë qetësie dhe relaksi.
Artistja me famë botërore dhe prejardhje shqiptare ka ndarë me miliona ndjekës në Instagram një imazh mbresëlënës nga bregdeti shqiptar, duke i dhënë publikut një vështrim magjik nga pushimet e saj.
Në postimin e saj, Dua shfaq një peizazh të mrekullueshëm me detin e kaltër dhe një perëndim spektakolar dielli, duke shkruar:
“Arrita në shtëpi me kohë për këtë perëndim të mrekullueshëm të diellit.”
Fjalët e saj të ngrohta janë interpretuar si një mesazh dashurie për vendlindjen e saj dhe një promovim i fuqishëm për turizmin shqiptar. Ndjekësit nuk kanë nguruar të reagojnë me komente të mbushura me emocione dhe krenari.
Nuk është hera e parë që Dua zgjedh Shqipërinë për të pushuar, por këtë herë, ajo vjen pas një suksesi të madh artistik dhe e shpërndan këtë ndjesi edhe me botën.







