Momente të nxehta janë regjistruar sërish brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, por kësaj here vëmendja nuk ka qenë te Dolce. Protagonistë të situatës intime kanë qenë Edi Kuçi dhe banorja Bia, të cilët janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Edi shihet duke e ngritur Bian mbi supe, ndërsa ajo qëndron sipër tij, duke shkëmbyer shikime provokuese dhe prekje të ndërsjella. Loja mes tyre ka vazhduar deri në momentin kur Edi e ka lëshuar në divan dhe është shtrirë sipër saj, duke e bërë situatën edhe më intensive.
Në një çast, i vetëdijshëm për afrimitetin e tepruar, Edi dëgjohet të thotë: “Ndal, ndal. Duhet ta ndalojmë këtë”, duke sinjalizuar se situata po kalonte kufijtë.
Pamjet, të publikuara nga llogaria zyrtare e spektaklit në Instagram, janë cilësuar si të papërshtatshme për disa grupmosha, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga publiku në rrjet.






