Xhensila Myrtezaj ka qenë në qendër të vëmendjes së rrjeteve sociale pas veprimit të saj të papritur që lidhet me dy partitë kryesore politike në vend. Në një kohë kur shumë artistë mbajnë pozicion të qartë në skenën politike, Xhensila duket se ka zgjedhur një rrugë të ndryshme: performancë për të dy palët.
Vetëm mbrëmë, këngëtarja u pa duke kënduar në një aktivitet të organizuar nga Partia Socialiste në Peshkopi, ku interpretoi këngën e saj më të re në bashkëpunim me Ledri Vulën. Por ajo që ka befasuar publikun është fakti se më 2 mars, e njëjta Xhensilë kishte performuar në një event fushate të mbajtur nga lideri demokrat, Sali Berisha.
Ky veprim i saj është parë nga shumë si një përpjekje për të ruajtur një imazh apolitik, duke u pozicionuar thjesht si artiste dhe jo si mbështetëse e një force të caktuar politike.
Rasti i Xhensilës nuk është i vetmi në skenën muzikore shqiptare. Figura të tjera të njohura si Ciljeta dhe Noizy kanë ndërruar kahje politike me kalimin e kohës. Ndërkohë, reperi Stresi mbetet i vetmi me një qëndrim të pandryshuar, duke shfaqur mbështetje të hapur dhe të vazhdueshme për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.






