Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka rrëfyer për herë të parë arsyen pse pranoi të bëhej pjesë e “Ferma VIP”, një prej formateve më të ndjekura televizive në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, artistja foli hapur për vendimin e saj për të hyrë në reality-show, duke zbuluar se dy persona të produksionit kanë pasur ndikim vendimtar.
Arbana e pyeti me humor:
“Të them të drejtën, kur mora vesh që Elsa Lila do të futej te Ferma, thashë: qenka bashkuar qielli me tokën!”
Elsa iu përgjigj po me po të njëjtën ironi që e karakterizon:
“U bashkuan në fakt. Por pastaj i ndava prapë,” – u shpreh ajo duke qeshur.
E pyetur se çfarë e shtyu të pranonte këtë aventurë televizive, këngëtarja u tregua e sinqertë:
“Nuk dua të përmend emra, por ata dy emra që më mbushën mendjen ishin mjaft të rëndësishëm për mua. Ishin dy persona të produksionit me të cilët jam rritur artistikisht dhe i kam si familje. Ata më futën në këtë aventurë të mrekullueshme që ishte Ferma VIP.”
Elsa shtoi se nëse do të bëhej fjalë për një format tjetër, ndoshta nuk do të kishte pranuar:
“Po të kishte qenë një tjetër lloj formati, pa natyrë, nuk do të kisha pranuar. Por prezenca e natyrës dhe e kafshëve ishte vendimtare për mua.”
Kujtojmë se fitues i atij sezoni të “Ferma VIP” ishte TikTok-eri Dijonis Biba.






