Site logo

Ntreg

Dy vite pas ndarjes së bujshme me sherr: Elia rrëfen çfarë e pengon të heqë mbiemrin e Lekës

Dy vite pas ndarjes së bujshme me sherr: Elia rrëfen çfarë e pengon të heqë mbiemrin e Lekës

Pas ndarjes së bujshme me përplasje e dhunë nga Princ Leka, aktorja e njohur Elia Zaharia ka sqaruar publikisht përse në rrjetet sociale shfaqet ende me mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj.

Në një video të publikuar në Instagram, Elia zbuloi se kjo nuk lidhet me vullnetin e saj personal, por me një problem teknik që prej dy vitesh nuk ka mundur të zgjidhet.

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon. Nuk e di çfarë e bllokon”, tha ajo.

Aktorja shtoi se edhe vetë ekipet e Instagram dhe Facebook nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë çështje. Ajo theksoi se në çdo projekt artistik ka përdorur mbiemrin Zaharia, ndërsa për ndjekësit që shqetësohen nga kjo situatë dha një përgjigje me humor:
“Le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës.”

Elia theksoi se nuk ka hapur llogari të re, pasi dëshiron të fokusohet në promovimin e punës së saj dhe jo në thashetheme.

Të fundit