Bia Khalifa, e cila u eliminua të premten nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 4”, ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime të shumta në rrjet.
Gjatë një live-i në rrjetet sociale, ajo ka konfirmuar një nga zërat që kishte qarkulluar prej kohësh, se konkurrentes Alba Pollozhani i ishte gjetur një telefon brenda shtëpisë së Big Brother.
Bia pranoi se telefoni ishte zbuluar nga produksioni, por sipas saj, kjo çështje nuk u trajtua apo u diskutua më tej brenda formatit. Deklarata e saj ka rihapur debatet mbi rregullat dhe transparencën e spektaklit.
Nga ana tjetër, produksioni i “Big Brother VIP Kosova” nuk ka reaguar ende dhe nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar lidhur me këtë situatë, e cila konsiderohet një shkelje shumë e rëndë e rregullave të formatit.
Mbetet për t’u parë nëse në ditët në vijim do të ketë ndonjë sqarim zyrtar, ndërkohë që edhe shumë pretendime të tjera të pakonfirmuara vazhdojnë të qarkullojnë në rrjet, veçanërisht në TikTok, duke mbetur ende në hije.






