Besa Kokëdhima më e dashuruar se kurrë: “Së shpejti do të kurorëzojmë dashurinë tonë”
Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima ka folur hapur për jetën e saj personale, duke zbuluar se është në një periudhë të bukur dashurie. E ftuar në emisionin “Goca & Gra”, ajo deklaroi se për të, dashuria është kuptimi i jetës.
“Kuptimi i jetës është dashuria për mua,” – u shpreh Besa me emocione.
Këngëtarja konfirmoi gjithashtu se shumë shpejt planifikon të kurorëzojë këtë lidhje me martesë.
“Them se së shpejti do të kemi dasmë. Sa i përket fustaneve, do të kemi shumë dizajne. Unë jam një gocë serioze, një herë në jetë dua të martohem. Nuk dua të më mbetet gjë peng,” – tha ajo.
Megjithatë, Besa pranoi se ka pasur gjithmonë një ndjenjë pasigurie për të ndërmarrë një hap kaq të madh në jetë.
“Kam frikë të futem në diçka nga e cila nuk dal dot,” – rrëfeu ajo me sinqeritet.
Pavarësisht emocionit të lajmit, artistja nuk zbuloi detaje mbi datën e dasmës apo identitetin e partnerit që i ka rrëmbyer zemrën.






