Site logo

Ntreg

“E du edhe unë një kështu urgjent” – Noizy tall Mozzikun për orën fake

"E du edhe unë një kështu urgjent” – Noizy tall Mozzikun për orën fake

Reperi i njohur Mozzik është gjendur së fundmi në qendër të vëmendjes, pasi raportimet thonë se dogana e ndaloi për shkak të dy orëve super luksoze që mbante me vete: një Richard Mille me vlerë që arrin deri në miliona euro dhe një Rolex klasik, që kushton dhjetëra mijëra euro.

Edhe pse avokati i tij e quajti ngjarjen vetëm një kontroll rutinë, reagimet në rrjete sociale nuk munguan. Shumë fansa nisën të dyshojnë mbi origjinën e orëve.

Vëllai i tij, Getinjo, e mori me humor duke shkruar: “Mos bëni zhurmë, vetëm gjeneratori bën zhurmë”. Por ishte Noizy ai që e ndezi më shumë debatin: në një story ironizues, ai shpërndau një faqe që shet replika kineze të orëve luksoze, duke shtuar: “E du edhe unë një kështu urgjent” 😂.

"E du edhe unë një kështu urgjent” – Noizy tall Mozzikun për orën fake

Ky thumb publik nga Noizy u pa menjëherë si një goditje direkte për Mozzik, duke aluduar se orët e tij mund të mos jenë origjinale.

Kujtojmë që dy reperët dikur kishin sjellë një hit të madh së bashku, por marrëdhënia e tyre u prish dhe bashkëpunimi u fshi nga platformat. Tani duket se “akulli” mes tyre është bërë edhe më i trashë.

Të fundit