Site logo

Ntreg

“E lashë ‘Për’puthen’ për një arsye tjetër” – Loredana sqaron aludimet për Don Xhonin dhe Keisin

“E lashë ‘Për’puthen’ për një arsye tjetër” – Loredana sqaron aludimet për Don Xhonin dhe Keisin

Loredana Brati, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” dhe ish-“Kupid” i programit “Për’puthen”, ka reaguar ndaj lajmeve të fundit që e lidhën me një nga konkurrentët e emisionit.

Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ajo shpjegoi se ishte mërzitur nga aludimet, sidomos pas fotove të shpërndara në rrjet ku shihej në shoqërinë e një konkurrenti në jug të Shqipërisë. Madje, u tha se kjo ishte arsyeja pse ajo u largua nga programi.

“Unë nuk jam larguar për këtë arsye. E kam lënë më herët. Ishte e shëmtuar dhe t’ju vijë turp që e shpikët”, tha Loredana, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë lidhje me djalin në fjalë, pasi thjesht ishte rastësisht në restorantin ku ai punonte.

Kur u rikthye edhe çështja e aludimeve të dikurshme për një histori mes saj dhe reperit Don Xhoni, Brati u tregua e hapur:

“Doli nga dora ime, dora jonë. Normalisht pranohen kritikat dhe komentet. Por tani po, më mërziti, sepse u tha se lashë ‘Për’puthen’ për një lidhje, gjë që s’është e vërtetë.”

Të fundit