Site logo

Ntreg

E mora pa punë dhe më tradhtoi! Rrëfimi i fortë i Blerina Bombajt – E kishte për Diola Dosti?!

E mora pa punë dhe më tradhtoi! Rrëfimi i fortë i Blerina Bombajt - E kishte për Diola Dosti?!

Nutricionistja e njohur Blerina Bombaj ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe të pazakontë gjatë intervistës së saj në podcastin e Mira Kazhanit, ku foli për sfidat dhe zhgënjimet që ka përjetuar gjatë ngritjes së biznesit të saj.

Në mes të bisedës, Blerina tregoi për një episod që e ka lënë thellë të prekur: tradhtinë profesionale nga një person që dikur e kishte marrë në punë me mirëbesim.

“Unë besova dikë tjetër. Mora një person që e quajta bashkëpunëtore, e cila ishte pa punë në atë kohë. I ofrova mundësinë që të mbante qendrën, ndërkohë që unë ndodhesha jashtë vendit”, – tregoi Blerina.

Por sipas saj, bashkëpunimi mori një tjetër drejtim shumë shpejt:

“Brenda tre muajve pashë që ajo ishte shumë invazive dhe, pak nga pak, po merrte rolin kryesor, duke më lënë mua mënjanë në mënyrë flagrante. Kur u ktheva, i thashë: ‘Ky është biznesi im dhe unë e bëj edhe pa ty’. Ajo më tha: ‘Edhe unë e bëj pa ty’.

Ky moment, tregon Bombaj, i shërbeu si një mësim i madh mbi besimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve në biznes.

“Atëherë e kuptova që nuk mund të vazhdoja me një person të tillë dhe u tërhoqa. Pas gjashtë muajsh, ajo më konkurroi si dietologe – dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite,” – përfundoi Blerina.

Rrëfimi i saj është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë vlerësuar sinqeritetin e saj dhe mënyrën se si e përballoi një situatë që shumë sipërmarrës e njohin mirë: kur ndihma që i jep dikujt kthehet në konkurrencë.

Të fundit