Site logo

Ntreg

E ndau nga Gjesti? Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin

kader gjesti egli

Prej disa ditësh rrjetet sociale u mbushën me spekulime për një lidhje të mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Kaderit. Zërat nisën pas një komenti virtual, ku Gjesti i la Kaderit një emoji çokollate dhe ajo iu përgjigj me “jom”. Ky moment i shkurtër u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, veçanërisht sepse Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram.

Aludimet u shtuan më tej me thashethemet se Kaderi mund të ketë qenë shkaku i ndarjes së Gjestit dhe Eglit. Për t’i dhënë fund këtyre spekulimeve, Kaderi foli në një intervistë për emisionin Prive. Ajo mohoi kategorikisht çdo lidhje romantike me Gjestin, duke theksuar se marrëdhënia e tyre është vetëm miqësore:

“Gjestin e shoh si shok, nuk kam asnjë arsye të hyj mes tij dhe Eglit,” – tha Kaderi. Ajo nuk i kurseu as komplimentet për ish-të dashurën e tij, duke e cilësuar Eglin si një vajzë të bukur dhe të veçantë.

Me këtë deklaratë, Kaderi ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, duke treguar se raportet e saj me Gjestin janë të sinqerta dhe miqësore, pavarësisht interpretimeve të veprimeve të vogla në rrjetet sociale.

Të fundit