“E pabesueshme!” – Brikena dhe Shëndriti përmendin fituesin e BBV Kosova, lindin dyshime në rrjet

Një moment i papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Brikena Selmani dhe Shëndrit Lumi përmendën një informacion që lidhet me një tjetër format të njohur të reality show-t. Gjatë një bisede mes tyre, dy banorët folën për fitoren e Londrim Mekajt në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.

Ishte Brikena ajo që e solli në vëmendje këtë lajm gjatë bisedës, duke thënë se ishte gëzuar kur kishte dëgjuar për fitoren. Deklarata e saj u pasua nga reagimi i Shëndritit, i cili e cilësoi rezultatin si të pabesueshëm dhe i dërgoi një mesazh urimi fituesit, duke thënë se e kishte merituar plotësisht triumfin.

Kjo bisedë ka ngritur menjëherë pikëpyetje tek ndjekësit e programit, pasi sipas rregullave të formatit, banorët nuk duhet të kenë akses në informacione që vijnë nga jashtë gjatë qëndrimit në shtëpi. Për këtë arsye, në rrjet kanë nisur aludimet se lajmi mund të jetë bërë i ditur nga produksioni në një moment të caktuar.

Ndërkohë, Londrim Mekaj është shpallur zyrtarisht fitues i Big Brother VIP Kosova 4, duke marrë edhe çmimin e madh prej 124 mijë eurosh, ndërsa diskutimet për mënyrën se si informacioni mbërriti te banorët vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e publikut.

Të fundit