Site logo

Ntreg

“E pashë babain teksa qëllonte…” /Rrëfimi që tronditi Ferma VIP

Mbrëmja e fundit në “Ferma VIP” solli emocione të forta dhe një rrëfim rrënqethës nga konkurrentja e njohur si Nenna, emri i vërtetë i së cilës është Zelfie.

E ftuar në një bisedë të ndjerë me Luana Vjollcën, Nenna preku zemrat e publikut me historinë e saj të jetës, ku zbuloi për herë të parë tragjedinë familjare që përjetoi në fëmijëri. Ajo foli me lot në sy për ndarjen e prindërve, pas ndërhyrjes së një gruaje tjetër në martesën e tyre që zgjati 25 vite.

“Gjithçka po shkonte mirë, derisa një femër ndërhyri në jetën tonë. Babai i bleu shtëpi dhe makinë, por ajo donte të vinte në shtëpinë tonë. Kur ndodhi kjo, nëna ime u largua me ne fëmijët. Pastaj shpërtheu përplasja – babai im përfundoi duke plagosur dajën tim para syve të mi. E gjithë jeta jonë ndryshoi”, tregoi ajo mes emocioneve të forta.

Pas këtij episodi tragjik, babai i saj u arrestua dhe familja mbeti pa strehë e pa të ardhura, duke u detyruar të largohen vetëm me rrobat e trupit.

“Kam lyp bukë për qentë, që t’i haja vetë. E vetmja gjë që doja ishte t’i siguroja një shtëpi nënës”, rrëfeu ajo më tej.

Nenna gjithashtu përmendi se ka një vëlla të vogël të cilin nuk e ka parë kurrë, dhe se ndjen mall të thellë për babain e saj, të cilin nuk e ka takuar prej shumë vitesh.

Ky rrëfim tronditës shtoi peshën emocionale të spektaklit dhe tregoi një tjetër anë të fortë dhe të dhimbshme të jetës së konkurrentes, e cila deri tani ishte njohur vetëm për pozitivitetin dhe shpirtin e saj luftarak brenda fermës.

Të fundit