Site logo

Ntreg

E penduar për BBV? Egli Tako: Faji gjithmonë ngelet jetim!

Egli Tako rrëfehet: “Çdo hap në jetë është mësim – por BBV më la plagë”

Egli Tako ka ndarë me publikun reflektimet e saj për eksperiencën në Big Brother VIP Albania. Në një intervistë të fundit, ish-banorja tregoi se ndonëse nuk është pishman për veprimet e saj, rrugëtimi në BBV nuk ka qenë i lehtë.

“Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë në BBV. Çdo hap në jetë është një mësim. Gabojmë, por edhe mësojmë. Aty brenda më kanë lënduar shumë gjëra… Faji gjithmonë ngelet jetim,” – u shpreh Egli me ndjeshmëri.

Ajo shtoi se nuk do të donte që eksperienca e saj të fshihej apo harrohej.

“Nuk dua të fshihet asgjë nga ajo eksperiencë. Ishte pjesë e imja dhe më ka formuar si person.”

Në fund, Egli zbuloi edhe disa detaje për jetën e saj aktuale profesionale:

“Tashmë më shumë më lidh puna me Prishtinën. Fifi është një nga menaxheret e mia dhe jemi duke punuar për projekte të reja.”

Të fundit