Site logo

Ntreg

E pranoi publikisht: Luiza Gega e fejuar prej një viti me trajnerin e saj, Taulant Stërmasin

Kampionja olimpike Luiza Gega dhe trajneri i saj, Taulant Stërmasi, kanë ndarë për herë të parë detaje nga jeta e tyre private gjatë një interviste në emisionin “Rudina”. Çifti, që prej vitesh bashkëpunon ngushtë në fushën e sportit, konfirmoi se lidhja e tyre sentimentale ka nisur rreth vitit 2019 dhe tashmë janë të fejuar.

Unë propozimin ia kam bërë, por ju nuk e keni marrë vesh,” – u shpreh Stërmasi me humor, ndërsa Luiza shtoi: “Kemi një vit që jemi të fejuar. E bëmë familjare, mami insistonte shumë dhe deshëm t’u bënim qejfin prindërve.”

Dyshja tregoi se raporti i tyre përtej sportit ka ndikuar pozitivisht edhe në karrierë, duke i sjellë Luizës rezultate të jashtëzakonshme në dy vitet e fundit.

Sa i përket dasmës, çifti u shpreh se ajo do të ndodhë në të ardhmen, por jo menjëherë. “Dasmë do të ketë me patjetër, por jo tani afër,” – tha Stërmasi, duke lënë të kuptohet se planet po ecin me ritmin e tyre natyral.

Të fundit