“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet hapur për jetën pas ndarjes nga Xhensila

“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet hapur për jetën pas ndarjes nga Xhensila

Aktori dhe komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku, ka rikthyer vëmendjen e publikut me një rrëfim të sinqertë gjatë intervistës me Grida Dumën. Për herë të rrallë, ai foli hapur për jetën personale dhe profesionale, duke prekur edhe divorcin nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Kallaku u shpreh se për të, e shkuara është një kapitull i mbyllur dhe se tashmë është i përqendruar vetëm te e tashmja dhe rruga që po ndërton përpara. “E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, deklaroi ai, duke treguar një qëndrim të qartë ndaj periudhave të vështira që ka kaluar.

Gjatë bisedës, aktori foli edhe për zhgënjimet nga njerëz që dikur i kishte pranë, duke theksuar se jo gjithmonë mirësia kthehet në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, ai nënvizoi se këto përvoja e kanë forcuar dhe e kanë ndihmuar të shohë jetën me më shumë qartësi.

Sipas Besit, forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët, prindërit dhe besimi i palëkundur te Zoti. “Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?”, u shpreh ai, duke dhënë një mesazh besimi dhe qëndrueshmërie.

Ndonëse ndarja e tij nga Xhensila Myrtezaj ka ndodhur prej kohësh, historia e tyre vazhdon të zgjojë interes dhe kureshtje te publiku.

Të fundit