Site logo

Ntreg

“E vlerësoj si banore, jo si opinioniste” – Anita Muçaj për Oltën në BBVIP dhe rikthimin e mundshëm

Gazetarja dhe opinionistja e njohur Anita Muçaj-Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Koment për koment” në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ku ka ndarë mendimet e saj mbi disa prej komenteve dhe pyetjeve që i drejtohen shpesh në rrjetet sociale.

Një nga temat më të përfolura ishte mungesa e saj në formatin Big Brother VIP, ku Anita ishte opinioniste në edicionin e parë dhe që ende kujtohet nga shumë ndjekës të emisionit.

Ajo u ndal te komentet që vazhdon të marrë nga publiku, ku shumë ndjekës i shprehin dëshirën për një rikthim të saj në këtë rol.
“Kam marrë vazhdimisht komente që më thonë po na mungon. Çiltërsia dhe mënyra e drejtpërdrejtë e komunikimit,” – u shpreh ajo.

Ndërsa komentoi opinionistët e rinj të këtij sezoni, Anita bëri një vërejtje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se një person që ka qenë banor në shtëpi, sipas saj, nuk mund të jetë një opinionist i mirë.
“Prej kur u përzgjodhën opinionistët e rinj, e dija që njerëzit do të më kërkonin. E kam vlerësuar Oltën si banore në BBVA, por nuk mund të jesh opinionist i mirë nëse ke qenë më parë banor,” – shtoi ajo.

E pyetur nëse do ta pranonte një ftesë për t’u rikthyer si opinioniste në Big Brother VIP, Anita nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke lënë të kuptohet se gjithçka mbetet në varësi të një vendimi të ardhshëm nga produksioni dhe rrethanave që mund të paraqiten.

Të fundit