Edhe këtë sezon, 100-ditëshi i BBVA duket se do të shtyhet, ndërsa finalja pritet të mbahet pas 20 Prillit. Sipas raportimeve, edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” nuk pritet të mbyllet brenda formatit klasik prej 100 ditësh. Deri tani kanë kaluar 82 ditë nga nisja e spektaklit dhe në shtëpi vijojnë të jenë ende 14 banorë aktivë, çka e bën të vështirë përfundimin e garës brenda afatit fillestar.
Edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni, mediat raportojnë se rrugëtimit të banorëve mund t’i shtohen edhe rreth 30 ditë të tjera. Nëse kjo ndodh, edicioni do të zgjasë përtej parashikimeve të zakonshme, duke sjellë një tjetër shtyrje të formatit të njohur si “100-ditëshi”.
Sa i përket finales, zërat e fundit tregojnë se ajo synohet të mbahet në fund të muajit të ardhshëm, konkretisht pas datës 20 Prill. Megjithatë, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i produksionit dhe nëse kjo datë do të konfirmohet zyrtarisht.






