Modelja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ka habitur ndjekësit me një deklaratë të papritur gjatë një videoje në rrjetet sociale. Edhe pse është e martuar me miliarderin iraniano-amerikan Sam Nazarian, Emina nuk nguroi të shprehë shqetësimin e saj për rritjen e çmimeve në markat e përditshme të veshjeve.
“Zara nuk është më si më parë, është bërë shumë e shtrenjtë,” u shpreh ajo, teksa prezantonte disa blerje të reja nga marka spanjolle. Komenti i saj shkaktoi reagime të përziera në rrjet: disa e cilësuan ironike që një miliardere të shqetësohet për çmimet në Zara, ndërsa të tjerë e vlerësuan për sinqeritetin dhe faktin që edhe njerëzit e pasur e ndiejnë ndikimin e inflacionit.
Emina, e njohur për stilin e saj minimalist dhe lidhjen e afërt me ndjekësit, tregoi edhe njëherë se pavarësisht pasurisë, nuk është e shkëputur nga realiteti i shumë konsumatorëve që përballen çdo ditë me çmime në rritje. Dhe mesa duket, edhe miliarderët nuk i shpëtojnë “tronditjes” kur bëhet fjalë për faturat në fast fashion.






