Site logo

Ntreg

Edhe pse baba, Mevlan Shaba kthehet tek Livia

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”, Mevlan Shaba, është bërë baba vetëm disa muaj më parë me partneren e tij, e cila nuk është personazh publik. Marrëdhënia e tyre ishte zbuluar prej tij gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ku ai foli hapur për ndjenjat dhe planet e tyre për të ardhmen.

Megjithatë, duket se këngëtari nuk ka lënë pas lidhjen e dikurshme me Livian. Së fundmi, Mevlani ka ndarë në Instagram disa sekuenca nga kënga e tij, në të cilat shfaqet edhe Livia Bungu, duke ndezur menjëherë reagime dhe komente nga ndjekësit.

Ky veprim ka ringjallur thashethemet mbi marrëdhënien e tyre dhe ka ngritur pikëpyetje mbi raportin aktual të Mevlanit me partneren dhe jetën e tij të re si baba.

Edhe pse baba, Mevlan Shaba kthehet tek Livia

Të fundit